Antitrupi i ri lufton 99% të variacioneve të HIV NULL NULL 23.09.2017 12:00 23.09.2017 12:00 Shkencëtarët kanë projektuar një antitrup i cili sulmon 99% të variacioneve të HIV-it, si dhe mund të parandaloj infeksionin tek njerëzit. Është i ndërtuar që të sulmoj tre pjesët kryesore të virusit, kështu duke e bërë të vështirë që HIV t’i rezistoj efektit të tij. Kjo punë është realizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA, në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike Sanofi. Testimet tek njerëzit pritet të fillojnë në vitin 2018, në mënyrë që të shikohet se a po parandalohet dhe a mund të shërohet ky infeksion. Trupat tanë kanë vështirësi që të luftojnë HIV-in për shkak të mundësisë së veçantë të virusit që të ndryshoj pamjen. Kështu duke krijuar disa variacione në një pacient të vetëm, përderisa sistemi imunitar gjendet para një lufte me një numër të pakapërcyeshëm të variacioneve të HIV.