Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Antidroga “zbarkon” në Dumnicë të Podujevës, asgjësohen 5 mijë fije kanabis

NULL NULL
21.09.2025 18:22
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Foto ilustruese
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Foto ilustruese

Katër persona janë arrestuar të shtunën në Dumnicë të Poshtme të Podujevës, dy prej të cilëve janë nga Kosova e dy të tjerë nga Shqipëria.

Siç bëri të ditur policia, atje në një pronë prej një hektarësh janë hasur misër dhe lëndë narkotike të llojit kanabis.

Klankosova.tv mëson se tashmë njësitet përkatëse kanë nisur asgjësimin e 5 mijë fijeve të kanabisit.

“Afër 4 mijë bimë janë shkatërru dhe disa të tjera tani janë në proces”, thanë burimet për Klankosova.tv.

Gjendet kanabis i mbjellur në Podujevë, arrestohen katër persona

lajme të ngjashme