Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anthony Joshua mposht Carlos Takam

NULL NULL
29.10.2017 00:24
Joshua mbetet me rekord perfekt në boksin profesionist me 20 duele, 20 fitore dhe të gjitha me KO.

Anthony Joshua ka mposhtur Carlos Takam duke e ndalur me nokaut teknik në raundin e 10-të, njofton Klan Kosova.

Takam është nokautuar gjatë meçit, por ai është ngritur dhe ka luftuar përsëri.

Në raundin e 10 Joshua mori duelin në duart e tij dhe vazhdimisht e sulmonte Takamin i cili megjithatë mbahej.

Por, pas disa goditjeve të forta në kokë nga Joshua, atëherë referi ka vendosur se duhet ta ndërpresë ndeshjen dhe kështu është përmbyllur dueli mjaft interesat mes dy boksierëve të kategorive të rënda.

Takam nuk ka arritur ta rrezikojë asnjëherë seriozisht Joshuan, por megjithatë ka fituar respektin e fansave të boksit, të atyre në Kardif që po e përcillnin live meçin, por edhe të gjithë të tjerëve që e kanë parë nga ekranet, për shkak të trimërisë që ka treguar gjatë tërë ndeshjes.

Joshua mbetet me rekord perfekt në boksin profesionist me 20 duele, 20 fitore dhe të gjitha me KO.

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme