Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve nis turne historik në Kosovë dhe Maqedoni NULL NULL 21.04.2022 14:14 21.04.2022 14:14 Në Komunën e Gjakovës po mbahet konferenca për një turne të këngëve dhe valleve që do të mbahet ditëve ne vijim. Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë e Shqipëri, Teatri i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i Republikës do të realizojë turne historik të këngëve dhe valleve popullore. Ky turne do të mbahet pas 30 vjetësh nga Ansambli Popullor ku do të prezantohen, sidomos për brezin e ri, vlerat që ruan folklori, traditat që ky ansambël i ka ruajtur, prezantuar e performuar gjatë historisë 65 vjeçare. Ky turne që është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit do të nisë në Prizren më 25 prill, vazhdon në Gjakovë më 26 prill, Gjilan më 27 prill dhe në Shkup do të mbahet më 28 prill. Në Gjakovë po mbahet konferenca e përgjithshme për këtë aktivitet, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 2 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 4 orë më parë