Ankohet se iu vodhën paratë nga xhepi, policia dyshon se bleu dukat fals (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 19.05.2022 20:45 nga Valdrin Ibishi 19.05.2022 20:45 Nuhi Nura nga Vitia pretendon se mëngjesin e të mërkurës u mashtrua nga dy persona. Ky thotë se fillimisht pretendon se pa dy veta që po debatonin mes vete, por pa u kuptuar, meqë njëri fliste shqip, tjetri gjuhë fqinje. Nura tregon se u ndal për t’i asistuar që të merren vesh, këtyre personave nga Maqedonia e Veriut. Sipas 61 vjeçarit, njëri që pretendonte të jetë fajtori i aksidentit, dëshironte që kompensimin e dëmit ta bënte me dukat, pasi nuk kishte para. Andaj ia dha Nurës në dorë, që ky t’ia shpjegonte dhe t’ia jepte tjetrit. Por ndërkohë sipas vitiasit, në xhepin e tij dy të huajt vodhën 1450 euro, që ky i kishte me vete, për të cilat thotë se ishin të djemve të vëllait, derisa me to planifikonin rregullimin e shtëpisë. Pasi pa që s’i ka paratë, Nuhiu pohon të ketë lajmëruar policinë. Por këta të fundit në raportin e tyre, ngjarjen e paraqesin ndryshe. Dy mashtruesit tashmë të arrestuar, sipas organeve të rendit, i ofruan një sasi ari të falsifikuar për shitje viktimës, për çka ky i fundit pagoi para. Megjithatë vet Nura mohon të ketë bërë pazar të tillë. Dy shtetasit maqedono-veriorë të përfshirë në këtë mashtrim, sipas prokurorit të rastit janë dërguar në mbajte për 48 orë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 47 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë