Ankesat e veteranëve shqyrtohen javën tjetër NULL NULL 27.04.2015 15:40 27.04.2015 15:40 Radhët e mëdha të personave në ndërtesën e Qeverisë pranë Komisionit për verifikimin e veteranëve po vazhdojnë edhe këtë javë. Ankesat janë bërë për shkak se shumë nga ta nuk janë të kënaqur me sistemimin në kategoritë përkatëse si dhe me disa gabime teknike pas publikimit të listave fillestarë të verifikuara nga Zonat Operative. Kryetari i komisionit, Faik Fazilu i ka thënë gazetës Express se deri në javën e ardhshme do të fillohet me shqyrtimin e ankesave në zonën e Llapit. Ai është zotuar se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me seriozitetin maksimal dhe komisioni do t’i kthejë përgjigje meritore. Afati për ankesa mund të bëhet 30 ditë pas publikimit të listave fillestare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 9 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 15 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 17 orë më parë