Ankesa e banorit të Fushë Kosovës: KEDS-i nesër e zëvendëson shtyllën elektrike NULL NULL 01.07.2025 15:06 01.07.2025 15:06 Një banor i Fushë Kosovës është ankuar për gjendjen e një shtylle elektrike në lagjen “29”. Ai ka dërguar fotografi të kësaj shtylle në redaksinë e Klankosova.tv, e cila shihej në gjendje tejet të dëmtuar, dhe e njëjta, sipas banorit, rrezikonte ata dhe fëmijët. Lidhur me këtë shtyllë, Klankosova.tv ka kontaktuar KEDS-in nga ku kanë thënë se të njëjtën do ta zëvendësojnë gjatë ditës së nesërme. “Ju informojmë se ekipi përkatës i KEDS-it do të zëvendësojë këtë shtyllë elektrike gjatë ditës së nesërme”, ka thënë Lulzim Krasniqi nga KEDS. Ankohet banori i Fushë Kosovës: Shtylla e dëmtuar elektrike po na e rrezikon jetën *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.