Anjeza Shahini në pritjen e mbretëreshës së Anglisë (FOTO) NULL NULL 10.12.2015 16:40 10.12.2015 16:40 Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini të mërkurën mbrëma ishte e pranishme në një ngjarje të veçantë. Ajo bashkë me bashkëshortin e saj kanë marrë pjesë në mbrëmjen e organizuar nga mbretëresha në Buckingham Palace ku ishin shumë fytyra të njohura britanike, transmeton Klan Kosova. Ndryshe kjo është një nga pritjet më të rëndësishme të vitit ku prezent ishin edhe çifti mbretëror, Princi William dhe Dukesha Kate Middleton. Anjeza dukej shumë elegante me një fustan të zi me ngjyrë ari ndërsa ishte në krah të bashkëshortit të saj, i cili ishte diplomat britanik pranë Ambasadës Britanike në Tiranë. Më poshtë ju sjellim disa foto që vetë këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram. https://www.instagram.com/p/_FWIYkGm31/?taken-by=anjezashahiniofficial https://www.instagram.com/p/_FchBpmmy-/?taken-by=anjezashahiniofficial https://www.instagram.com/p/_FXucOmm60/?taken-by=anjezashahiniofficial *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.