Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anita thumbon Ganinë: Brikenda është kokrra e yllit, e ti s’e di a e ke pa veten në pasqyrë? (VIDEO)

NULL NULL
03.11.2023 22:06

Nata e sotme ‘Prime’ ka nisur me trazim ujërash, veçse kësaj here kjo erdhi si rezultat i një fraze të opinionistes, Anita Haradinaj, e jo nga banorët e Big Brother VIP Kosova, ashtu siç jemi mësuar.

Haradinaj e ka kritikuar Ganinë mbi sjelljet e tij karshi Brikendës dhe banorëve të tjerë, derisa në një moment, ndoshta situata doli jashtë kontrolli.

“O Gani, malin e ke marrë. Nuk dyshoj fare që me Brikendën ke vetëm raporte shoqërore, sepse Brikenda është kokrra e yllit, e ti nuk e di a e ke pa ndonjëherë në pasqyrë?”, ka qenë fraza që ngjalli shumë pakënaqësi brenda në shtëpi, por edhe në studio.

Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

lajme të ngjashme