Anita Haradinaj nga sonte ulet në karrigen e opinionistes së Big Brother VIP Kosova NULL NULL 23.01.2023 20:19 23.01.2023 20:19 Në spektaklin e fundit Prime të Big Brother VIP Kosova, Afërdita Paqarada njoftoi dorëheqjen e saj nga roli i opinionistes së këtij formati televiziv, duke e theksuar se një vendim i tillë ka ardhur për arsye personale të saj. Por, që nga nata Prime e sotme, një prej karrigeve të panelit të opinionistëve është e rezervuar enkas për moderatoren, Anita Haradinaj. Sonte, Haradinaj do të shfaqet për të parën herë në publik si një opinioniste e Big Brother VIP Kosova, teksa pritet që bashkë me Olti Currin, të komentojë ngjarjet e fundjavës në shtëpinë e “Vëllait të Madh”. Spektakli Prime i kësaj të hëne, nis sonte nga ora 21:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe ‘live’ edhe në platformën YouTube. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.