Anija e parë me grurë ukrainas ankorohet në Turqi NULL NULL 14.08.2022 18:20 14.08.2022 18:20 The Lebanese-flagged bulk carrier Brave Commander is seen in the sea port of Pivdennyi during loading with wheat for Ethiopia after restarting grain export, amid Russia's attack on Ukraine, in the town of Yuzhne, Odesa region, Ukraine August 14, 2022. REUTERS/Valentyn Ogirenko Anija e parë që transportonte grurë ukrainas që do të eksportohej sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB, ka mbërritur në Stamboll, sipas Qendrës së Përbashkët të Koordinimit me bazë në qytetin turk. Anija është e para që transporton grurë nga Ukraina përmes Detit të Zi që nga pushtimi i Rusisë. Sormovsky ishte ngarkuar me 3050 ton grurë dhe ishte larguar nga porti ukrainas i Chornomorsk të premten. Anija u pa duke kaluar ngushticën e Bosforit dhe duke u ankoruar atje, në pritje të inspektimit. Ishte dërgesa e parë e grurit nga Ukraina, e cila, së bashku me Rusinë, përbënte gati një të tretën e eksporteve globale të grurit përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 3–6 vjet burg! Çka i pret deputetët nëse nuk e konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve? (VIDEO) 12 sekonda më parë
Lajme Iran: Arrestime masive dhe ekzekutime pas dyshimeve për lidhje me inteligjencën izraelite 14 minuta më parë