Anija dhe helikopteri spanjoll në territorin ujor të Gjibraltarit NULL NULL 09.08.2015 23:37 09.08.2015 23:37 Autoritet spanjolle janë arsyetuar se ishin në ndjekje të një varke të shpejtë që dyshohet se po kontrabandonin drogë. Një anije dhe një helikopter spanjoll kanë hyrë në territorin ujor të Gjibraltarit, që i përket Mbretërisë së Bashkuar dhe kaq ka mjaftuar që Zyra e Jashtme të bëj një reagim të shpejtë në drejtim të autoriteteve spanjolle. “Më 9 gusht mjetet spanjolle kanë hyrë në territorin ujor britanik të Gjibraltarit, pa njoftuar më parë autoritetet e Gjibraltarit. Kjo është një shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare”, ka deklaruar ministri Hugo Swire. Autoritet spanjolle janë arsyetuar se ishin në ndjekje të një varke të shpejtë që dyshohet se po kontrabandonin drogë, mirëpo kjo, sipas ministrit Swire, nuk arsyeton veprimin e autoriteteve spanjolle, transmeton Top Channel. “Ne e kuptojmë që ata ishin në ndjekje të një varke të dyshuar, megjithatë kjo është krejtësisht e papranueshme dhe e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar të ujërave. Askush nuk guxon të hyjë pa na njoftuar”, ka këmbëngulur ai. Edhe qeveria e Gjibraltarit ka reaguar, duke thënë se ishin “të habitur dhe të tmerruar” nga anija dhe helikopteri spanjoll. Në momentin e parë që janë hetuar në ujërat britanike, Marina Mbretërore ka shkuar në drejtim të varkës duke e shoqëruar atë drejt ujërave spanjolle. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025