Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anglia mbyll pjesën e parë të ndeshjes në epërsi ndaj Serbisë

NULL NULL
16.06.2024 21:49

Pjesa e parë e ndeshjes mes Serbisë dhe Anglisë është mbyllur me rezultat 0-1 në të mirë të “Tre Luanëve”.

Golin për 1:0 për kombëtaren angleze në minutën e 13’të të ndeshjes e realizoi 20 vjeçari, Jude Bellingham, shkruan Klankosova.tv

Jude Bellingham ka thyer rekordin, duke bërë lojtari më i ri evropian që është paraqitur në tre turne të mëdha ndërkombëtare. Ai luajti në “Euro 2020”, “Kupën e Botës në 2022” dhe në “Euro 2024” para se të mbushte 21 vjeç.

Ndeshja po zhvillohet në “Arena AufSchalke” të Gelsenkirchen dhe po luhet në kuadër të grupit C.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme