Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jolie vizitoi shkollën dhe një institucion mjekësor në Lviv të Ukrainës

NULL NULL
01.05.2022 07:59

Aktorja Angelina Jolie, e cila është gjithashtu e dërguara speciale e Organizatës Botërore të Sigurisë për refugjatët, vizitoi një shkollë dhe një institucion mjekësor në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, sipas Maksym Kozytskyy, kreu i administratës ushtarake rajonale të Lvivit.

“Në një nga institucionet mjekësore, ajo ka vizituar fëmijët që vuajtën nga një sulm me raketa nga ushtria ruse në stacionin e trenit, Kramatorsk. Ajo u prek shumë nga historitë e tyre. Madje një vajzë pati mundësinë t’i tregonte zonjës Jolie për ëndrrat e saj”,ka thënë Kozytskyy.

Ajo u kishte premtuar atyre se do t’i vizitonte sërish, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ajo gjeti gjithashtu kohë për të biseduar me vullnetarët tanë që ofrojnë ndihmë mjekësore dhe psikologjike në stacionin kryesor hekurudhor në Lviv. Ajo i falënderoi ata për punën e tyre”, tha Kozytskyy.

lajme të ngjashme