Angela Merkel kërkon bisedime direkte me Putinin për shkak të Ballkanit Perëndimor NULL NULL 24.06.2021 13:32 24.06.2021 13:32 German Chancellor Angela Merkel addresses the media following a meeting with regional leaders of eastern states at the Chancellery in Berlin, Germany June 2, 2021. (Photo by ANNEGRET HILSE / POOL / AFP) Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të krijojë një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me presidentin Vladimir Putin për të adresuar “shumë provokime” të Rusisë kundër bllokut dhe fqinjëve të saj duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Udhëheqësja gjermane tha se Bashkimi Evropian duhet të formësojë fatin e vet me Kremlinin përderisa interesat ruse përplasen me bllokun në Ukrainë, në Bjellorusi dhe në rajonin e Ballkanit, shkruan Bloomberg, transmeton Klankosova.tv “Nuk është e mjaftueshme që Presidenti Amerikan, Joe Biden, të flasë me presidentin rus, gjë që unë e mirëpres shumë, por Bashkimi Evropian duhet gjithashtu të krijojë një format për bisedime,” i tha Merkel dhomës së ulët të parlamentit të Gjermanisë në atë që mund të jetë një prej fjalimeve të saj kryesore të politikës së fundit si udhëheqëse gjermane. Merkel, e cila do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të shtatorit, foli përpara një takimi dy-ditor të Bashkimit Evropian në Bruksel, i cili filloi të enjten, ku ajo dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të propozojnë një takim të Bashkimit Evropian me Putinin. Qëllimi i tyre është të angazhohen me presidentin rus, pasi po kërkojnë të parandalojnë vendet individuale anëtare të dalin jashtë linjës kur bëhet fjalë për politikën e Rusisë, tha një zyrtar i BE-së në kushte anonimiteti. Akuzat e sulmeve kibernetike të mbështetura nga Rusia, vrasjet pa gjyq dhe helmimi dhe burgosja e disidentit kryesor Alexey Navalny kanë ngjallur tensione brenda bllokut prej 27 anëtarësh, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova dhe Vatikani duhet ta njohin njëri-tjetrin, thotë Konjufca në takim me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë 11 minuta më parë
Kosova Si do t'i përgjigjej Sevdai Radogoshi, një oferte të një skenari serb? (VIDEO) 16 minuta më parë