Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit po ballafaqohen me mungesën e rrymës NULL NULL 28.12.2025 09:55 28.12.2025 09:55 Arianit Elshani Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, ka paralajmëruar se që qendrat e votimit, po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike. “Është urgjente marrja e veprimeve nga të gjithë ata që janë kompetentë: KEDS, KESCO, KOSTT dhe Ministria e Ekonomisë”, ka shkruar Elshani. Ai theksoi se çdo vendvotim është i pajisur me kamera; votimi dhe numërimi nuk mund të zhvillohen në terr.