Anëtarët e Kryesisë së LDK-së takohen me Sekretarin e Jashtëm britanik NULL NULL 02.04.2025 14:23 02.04.2025 14:23 Sot, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili bashkë me anëtarët e Kryesisë, Muhamet Hamiti dhe Alush Gashi takuan Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy. Sot, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili bashkë me anëtarët e Kryesisë, Muhamet Hamiti dhe Alush Gashi takuan Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy. Sipas një njoftimi nga ana e LDK-së, gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre çështjeve. “LDK vlerëson po ashtu mirëpret emërimin e ambasadores Karen Pierce si e Dërguar e Posaçme për Ballkanin Perëndimor”, thuhet tutje në njoftim, transmeton Klankosova.tv. “Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson dhe falënderon Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme në proceset e shtetndërtimit të Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 16 orë më parë