Anëtarë të PDK-së takohen me kryetarin e Trevisos në Itali, i kërkojnë thellim bashkëpunimi NULL NULL 04.02.2023 17:08 04.02.2023 17:08 Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie Enver Hoxhaj, Elmi Reçica, Bedri Suka e Admir Zogaj, kanë zhvilluar një vizitë në Itali, ku janë takuar me kryetarin e Trevisos, Mario Conte, me të cilin thuhet se biseduan për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave të Kosovës e Italisë, si dhe për kontributin e mërgatës koosvare dhe integrimin në shoqërinë italiane. “Në Itali, së bashku me Vlorën, Enverin, Bedri Sukën dhe Admir Zogajn patëm nderin dhe kënaqësinë që ta takojmë kryetarin e Trevisos, z.Mario Conte, me të cilin bashkëbiseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona, për kontributin e mërgatës sonë dhe integrimin në shoqërinë italiane”, ka shkruar në Facebook Elmi Reçica, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Reçica tha se shprehën falënderim ndaj Italisë për mbështetjen e përhershme që i ka dhënë Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe të integrimit evropian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë