Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Andin Hoti e quan të rremë lajmin për kthimin e eshtrave të Ukshin Hotit

NULL NULL
27.09.2021 17:25

Gjatë ditës ka pasur raportime se në Kosovë do të kthehen eshtrat e intelektualit dhe filozofit të njohur Ukshin Hoti, i cili ishte zhdukur nga regjimi serb.

Por, djali i tij Andini, i cili është edhe kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur e ka quajtur të rremë lajmin.

“LAJM I RREJSHËM / FAKE NEWS”, ka shkruar ai në Facebook.

Ukshin Hoti,  u zhduk më 16 maj 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara.

Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Millosheviqit.

Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundra Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’ rast ishte dënuar pesë vjet burgim.

Më 16 Maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.