Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ancelotti: Pësuam nga gabimet

NULL NULL
10.05.2015 10:49
Skuadra e Real Madridit ka barazuar në ndeshjen ndaj Valencia 2-2, e cila u zhvillua të shtunën në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri italian i “mbretërve”, Carlo Ancelotti, ka thënë se Real Madridi e ka merituar të shënoi fitore në ndeshjen ndaj skuadrës ku luan edhe shqiptari Shkodran Mustafi.

“Loja ishte e mirë, por rezultati jo. Gabimet na kushtuan shumë, kurse rastet që i krijuam nuk i shfrytëzuam. E kemi merituar të fitojmë, por kështu e ka sporti“, tha Ancelotti. Tash diferenca e pikëve në mes Barcelonës dhe Real Madrid është katër pikë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.