Ancelotti: Shpresa vdes e fundit NULL NULL 03.05.2015 10:40 03.05.2015 10:40 Ancelotti: "Është mirë të fitosh nëntë ndeshje me rezultat 1-0, sesa me tetë gola diferencë". Në konferencën pas fitores në fushën e “Sanchez Pizjuan”, trajneri i mbretërve, Carlo Ancelotti e përshkroi ndeshjen si luftë të vështirë. Kur u pyet për menidmin e tij pas debaklit që Barcelona i bëri Cordobas Don Carlo, u shpreh me respekt për kalalanët. “Nuk jam i befasuar me shumësinë e golave të shënuar nga Barcelona, por unë e pata thënë pas ndeshjes në të cilën mposhtëm Granda-n 9-1, se është mirë të fitosh nëntë ndeshje me rezultat 1-0, sesa me tetë gola diferencë.”- tha Ancelotti. Italiani iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve se a ka ai shpresë në triumfin në La Liga. “Shpresa vdes e fundit. Ne duhet të fitojmë tre ndeshjet e mbetura dhe të shpresojmë deri në fund.”- u shpreh Ancelotti. Real Madrid mbetet dy pikë prapa rivalëve të përbetuar Barcelonës, me tri ndeshje të mbetura për t’u zhvilluar dhe kalendar më të lehtë ndeshjesh se katalanët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll FSHF-ja konfirmon shitjen e biletave në afat rekord për ndeshjen Shqipëri-Çeki, mbi 300 mijë kërkesa ishin 6 days