Ancelotti për Chelsean: Ndeshja e parë nuk është vendimtare, jemi të emocionuar për një tjetër natë magjike në Bernabeu NULL NULL 11.04.2023 16:41 11.04.2023 16:41 Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp për çerekfinalen e parë ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve. Ancelotti potencoi se trofeu i vetëm që i mungon që dy vjet është Kupa e Mbretit. Ai theksoi se ka klube që këto trofe nuk mund t’i fitojnë të gjithë jetën, transmeton Klankosova.tv. “Ata thonë se jam fantastik në menaxhimin e lojtarëve dhe është e thjeshtë të menaxhosh këtë skuadër, por ka më shumë se kaq”, tha ai në një konferencë për shtyp të martën. “Ky është një ekip shumë i përgatitur. Nëse fitojmë Kupën e Mbretit, do të kemi fituar të gjithë titujt e mundshëm gjatë dy sezoneve. Disa klube nuk mund t’i fitojnë të gjithë ata tituj gjatë gjithë jetës”. “Ne patjetër e merituam Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, dhe jo vetëm sepse e menaxhuam mirë, por sepse luajtëm më mirë se skuadrat e tjera”. Për mënyrën se si ai planifikon t’i afrohet ndeshjes së parë, Ancelotti foli për ndërtimin e një avantazhi për të marrë në Londër. “Ndeshja e parë nuk është vendimtare, por mund të na japë një avantazh për ta menaxhuar më mirë ndeshjen e dytë”. “Ne jemi të emocionuar për një tjetër natë magjike në Bernabeu”. Ndeshja do të zhvillohet nesër, me fillim nga ora 20:45.