Ancelotti para përballjes me Barcelonën: Do të jetë një “El Clasico” i vështirë NULL NULL 21.04.2024 15:43 21.04.2024 15:43 Të dielen me fillim nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu” do të zhvillohet “El Clasico”. Para ndeshjes ka folur trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti, i cili tha se do të jetë një ndeshje e luftuar. “Do të jetë një El Clasico e luftuar, e vështirë. Barcelona është klub garues”, tha Ancelotti, përcjell klankosova.tv Derisa ai bëri të ditur se në ndeshje do të luaj edhe futbollisti brazilian, Rodrigo anipse kjo do të jetë ndeshja e tij e tretë radhazi. “Ka kohë për të pushuar deri në orën 21:00”, u shpreh Ancelotti. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për javën e 32-të të ligës spanjolle. Aktualisht, “Los Blancos” janë lider në tabelë me 78 pikë, tetë më shumë se katalunasit.