Ancelotti: Kjo skuadër e Real Madridit do të luftojë për gjithçka NULL NULL 15.09.2021 09:19 15.09.2021 09:19 Carlo Ancelotti ka theksuar se objektivi i Real Madridit në këtë sezon është të luftojë për Ligën e Kampionëve. Trajneri italian hezitoi të favorizojë ndonjë ekip për të fituar edicionin e këtij viti. “Është e vështirë të thuhet nëse ka një ekip që është favorit”, tha Ancelotti në konferencën e tij për shtyp. “Real Madridi do të konkurrojë si gjithmonë në garë. Ideja është që të garojmë në maksimum, sepse ne e dimë sa e rëndësishme është. Ne do të luftojmë për gjithçka”. “Është një garë që e bën Real Madridin shumë të emocionuar. Ne e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Interi ka një ekip të madh, me një trajner të ri shumë entuziast”. Ancelotti gjithashtu diskutoi për formën e Vinicius në këtë fazë të parë të sezonit dhe tha se lojtari i tij ka qenë më klinik para portës këtë vit sesa sezonet e mëparshme, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv. “Të gjithë e shohin se ndryshimi i vetëm tani është se ai është më i ftohtë para portës”, deklaroi Ancelotti. Real Madridi do të luajë sot me Interin, me fillim nga 21:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.