Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ancelotti drejtuar tifozëve: Ta këndojmë këngën më të mirë në botë, himnin e Real Madridit

NULL NULL
12.05.2024 15:33

Tifozët e Real Madridit  edhe një herë mbushën “Plaza de Cibeles” për të festuar një tjetër titull të La Ligës.

Ekipi që erdhi me një autobus të hapur e la atë drejt vendkalimit mbi shatërvan, ku lojtarët kërcyen dhe kënduan së bashku me tifozët madrilen. Dhe ata shprehën falënderimet e tyre për tifozët, të cilët kanë luajtur një rol thelbësor në sigurimin e titullit, shkruan Klankosova.tv

E një thirrje për të kënduar së bashku tifozëve ua bëri edhe trajneri, Carlo Ancelotti, i cili kërkoi ta dëgjonte himin e Real Madridit.

“Mua më pëlqen të këndoj, tani do ta këndojmë këngën më të mirë në botë”, iu drejtua turmës Ancelotti, duke kënduar pastaj së bashku me ta.

lajme të ngjashme