Ancelotti, as në Real e as në Milan, por në Kanada NULL NULL 25.05.2015 13:26 25.05.2015 13:26 Trajneri italian ka njoftuar se do të operohet në kurriz dhe se për këtë arsye, sezonin e ardhshëm nuk do të merret fare me zejen e futbollit. Carlo Ancelotti nuk pritet të punojë si trajner në Real ose Milan, për një vit. Gjatë kësaj kohe, ai do të shkojë në Kanada. Këtu ka marrë një shtëpi, bashkë me gruan. Në këtë mënyrë, ai ka hequr të gjitha dilemat për të ardhmen e tij. Por, shkuarja e tij në Kanada, nuk lidhet me futbollin. Këndejpari Anceloti do të qëndrojë për arsye shëndetësore. “Duhet t’i nënshtrohem një operacioni për shkak te telasheve me kurrizin. Qe një kohë ato po më ndikojnë në duar, dhe nëse humbas kohë, mund të kalojnë edhe në këmbë. Kështu që kam lënë një termin për operacion”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën “Il Giornale”, njofton Klan Kosova. Anceloti ka folur edhe për vizitën e administratorit të Milanit, Adriano Galianit në Madrid, që po thuhet se vjen për ta bindur atë të kthehet në klubin kuqezi. “Do ta pres në darkë më kënaqësi, por unë nuk mund ta ndryshoj programin tim”, shtoi ai. Megjithatë, Carlito nuk e mohoi se një ditë do të drejtojë përsëri klubin me të cilin e fitoi Championsin si trajner, më 2007. “Gjithmonë kam thënë që nëse një ditë kthehem për të trajnuar ndonjë klub, ai do të jetë vetëm Milani”, tha Ancelotti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025