Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Analisti përlotet në studio televizive duke treguar se si serbët ia prenë kokën dajës para syve të tij

NULL NULL
30.09.2020 22:04

Analisti Ardian Kastrati në emisionin `Debat` në RTK, është përlotur derisa sa ka treguar një ngjarje gjatë luftës që i ka ndodhur.

Kastrati ka treguar se me 28 nëntor të vitit 1998, e kishte përjetuar një tmerr dhe ditë të rëndë vet ai, ku me sytë e tij kishte parë teksa dajës së tij serbët ia kishin prerë kokën dhe ia kishin hedhur në bunar.

“Sytë e mijë kanë parë veç tmerr atë ditë, në të gjitha anët e Drenicës, ku makineria e Serbisë ka goditur prej shtatzënës me snajper në pragun e shpisë, gruan e dajës tim, mjedis Llapushnikut, dajës tim Sadri kokën ia kemi gjetur të prerë në bunar”, tha Kastrati i përlotur në RTK.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.