Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ampula ‘Fentanyl’ në ShSKUK ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme

NULL NULL
29.06.2024 21:09
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka dal më një njoftim, ku thotë se i siguron qytetarët e pacientët se operacionet kanë qenë e janë duke vijuar normalisht.

Sipas ShSKUK-së, sasia e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme, njofton Klankosova.tv.

SHSKUK-ja ka bërë thirrje edhe ndaj raportimeve publike lidhur me skadimin e afatit të ampulës, e që sipas tyre kjo nuk qëndron, dhe se po përhapet panik ndaj qytetarëve.

“Raportimet publike se kësaj sasie i skadon afati nuk qëndrojnë. Lutemi për kujdes në raportime të këtij lloji për shmangur shkaktimin e panikut tek qytetarët”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

 

lajme të ngjashme