Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Amorimi nuk e dëshironte, Manchester United gati t’i ofrojë kontratë të re Mainoos

NULL NULL
23.01.2026 18:32

Manchester Unitedi është i gatshëm t’u rikthehet bisedimeve për një kontratë të re me mesfushorin Kobbie Mainoo, pas konfirmimit të largimit të Casemiros.

Mainoo është rikthyer në planet e ekipit nga trajneri i përkohshëm Michael Carrick, ndërsa planet për një kalim në huazim te Napoli janë lënë mënjanë. Një kontratë e re ishte rënë dakord nga Mainoo vitin e kaluar, por Ruben Amorimi nuk e kishte miratuar atë.

Mainoo ka edhe 18 muaj kontratë të mbetur, me opsion për një vit shtesë, por paga e tij nuk është në nivel të barabartë me lojtarët e tjerë të ekipit të parë. E ardhmja e tij në Old Trafford ishte vënë në dyshim gjatë periudhës së Amorim, me portugezin që e kishte aktivizuar mesfushorin e ri vetëm në një ndeshje këtë sezon, atë ndaj Grimsby Town jashtë fushe në Carabao Cup përpara se të shkarkohej.

Amorimi u pyet shpesh nga mediat për mungesën e aktivizimit të mesfushorit të ri, ndërsa edhe vëllai i Mainoo, Jordan Mainoo-Hames, u fotografua në Old Trafford në dhjetor, duke veshur një fanellë me mbishkrimin “Lirojeni Kobbie Mainoo”.

Carrick e aktivizoi Mainoonë në krahun e majtë të mesfushës në fitoren 2-0 të fundjavës së kaluar ndaj Manchester City, përkrah Casemiros dhe Bruno Fernandesit.

lajme të ngjashme