Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Amerikani” i Pejës kremton pavarësinë (VIDEO)

NULL NULL
04.07.2025 20:26

Nga dera e hyrjes e deri te kulmi, shtëpinë e tij ne Pejë ka dekoruar me ngjyrat e Amerikës.

Këtë gjë Shaban Gashi e bëri në nderim të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të bashkuara, ku jeton edhe vetë.

Shtëpinë e tij të Bardhë, siç e ka emërtuar, duke u bazuar në atë ku jeton presidenti i Amerikës, pejani e ka stolisur edhe brenda me fotografi e dokumente që lidhen me vendin me të fortë në botë.

Kosovari që tokën Amerikane e shkeli qysh nga viti 1980, thotë se ka arritur t’i takojë tre presidentë të shteteve të bashkuara – Joe Biden, Donald Trump e Bill Clintonin.

Me këtë të fundit thotë se ka një kujtim të rrallë.

Gashi thotë se ka mbledhur çdo fotografi e dokument që ka mundur të shërbejë si një copë historie që e lidh me Amerikën.

Ai potencon se këto nuk i ka ruajtur veç për vete, pasi shtëpinë e tij po e dhuron për diçka.

Për të njëjtën kauzë, ai thotë se e dhuron edhe veturën e tij që e solli nga Amerika.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.