Amerikanët hedhin në erë një tjetër anije pranë Venezuelës, Trump publikon videon NULL NULL 14.10.2025 20:33 14.10.2025 20:33 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë goditur një tjetër anije të vogël në ujërat pranë Venezuelës. Sipas Trump, anija është përdorur për të transportuar drogë. Ai vuri në dukje se gjashtë persona në bord u vranë dhe asnjë anëtar i shërbimit amerikan nuk u plagos. Ky është sulmi i pestë vdekjeprurës në Karaibe dhe administrata Trump ka theksuar se po i trajton trafikantët e dyshuar të drogës si luftëtarë të paligjshëm që duhet të përballen me forcë ushtarake. Trump theksoi se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth urdhëroi sulmin këtë mëngjes. Ai ndau një video të sulmit, siç ka bërë edhe në të kaluarën dhe pretendoi se sulmi u krye në ujëra ndërkombëtare dhe se shërbimet e inteligjencës kishin konfirmuar se anija po merrej me narkotikë, ishte e lidhur me “rrjete narko-terroriste” dhe ishte në një rrugë të njohur të trafikimit të drogës. / Klankosova.tv 🚨 BREAKING: President Trump confirms Secretary Hegseth ORDERED a kinetic strike this morning on narcoterrorists operating just off the shores of Venezuela Keep turning these vioIent trafflckers into ASH, President Trump 🔥 Trump wrote: “Under my Standing Authorities as… pic.twitter.com/dAGw3fxVfe — Nick Sortor (@nicksortor) October 14, 2025