Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Amerikanët “copëtojnë” kujtimet e këqija të 2020-ës (VIDEO)

NULL NULL
29.12.2020 09:08

Njerëzit u rreshtuan në “Times Square” të New Yorkut për të grisur copa letre mbi të cilat kishin shkruar gjëra që duan të lënë pas në vitin 2020 dhe të mos i bartin me vete në vitin 2021.

Pothuajse në listën e të gjithëve ishte koronavirusi. Pati të tillë që kërkuan heqje të energjisë së keqe, miqve të rremë dhe shqetësimeve financiare.

Aleanca Times Square organizoi Ditën e 14-të vjetore të “Good Ridance Day” në prag të rënies së topit të Vitit të Ri, e cila është një ngjarje virtuale këtë vit.

Aktori Jonathan Bennett organizoi ngjarjen e grisjes së letrave, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme