Amerika sqaron: S’ka shkëmbim territoresh, po njohje Kosovë – Serbi (VIDEO) NULL NULL 27.03.2020 18:17 27.03.2020 18:17 Në krye të fjalimit të mërkurën në seancën e Kuvendit ku u rrëzua qeveria e Albin Kurtit ai kishte një gjë. Kryeministri tashmë në detyrë, fliste për një plan që e ka Presidenti Hashim Thaçi , për të arritur marrëveshje me Serbinë, me shkëmbime territoriale. Kurti la të kuptohet se i gjithë ky plan ka përkrahje amerikane dhe e ndërlidhte me takimin e 3 Marsit në Shtëpinë e Bardhë mes Thaçit dhe Presidentit të Serbisë,Aleksandër Vuciq. Por Washingtoni zyrtar reagoi në mënyrë direkte. Një një dekleratë të përbashkët të lëshuar nga Departamenti i Shtetit si asnjëherë më parë tre top diplomatët amerikan përgjegjës për Kosovën reaguan e u sqaruan. I dërguari i posacëm për bisedimet e paqes Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ambasadori në Prishtinë , Filip Kosnet, dhe Emisari për Ballkan Methju Palmer . “Ne duam të bëjmë të qartë se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, asnjëherë nuk e ka parë dhe as nuk e ka diskutuar një plan të tillë”, ishte sqarimi i tyre. Kronikë e gazetarit Besnik Tahiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025