Amerika pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin” NULL NULL 11.01.2024 15:12 11.01.2024 15:12 Raketat Javelin Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill gjatë një takimi që pati sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq e ka njoftuar atë lidhur me vendimin amerikan për të pranuar kërkesën e Kosovës rreth blerjes së raketave antitank “Javelin”. Siç tha i dërguari i Washingtonit në Beograd, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Kosovës, Kongresit Amerikan, i cili edhe fillon procedurën zyrtare, thuhet në një njoftim të presidencës serbe. Më tej, në këtë njoftim theksohet se Vuçiq në takim ka deklaruar se “ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë:, transmeton Klankosova.tv. “Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, tha mes tjerash Vuçiq, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mbi 300 mijë euro të hyra, KQZ-ja tregon edhe sa shpenzoi AAK-ja gjatë 2024-ës 4 minuta më parë
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 18 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 20 orë më parë