Amerika mirëpret vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e BE-së NULL NULL 07.02.2023 11:18 07.02.2023 11:18 Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se mirëpresin vendimin e institucioneve të Kosovës për ta pranuar propozimin e njohur si franko-gjerman për marrëveshje me Serbinë. “ShBA-ja inkurajohet dhe mirëpret vendimin e Kosovës për ta pranuar në princip propozimin e Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojmë që të sigurojmë mbështetje të plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, është shprehur Hovenier, transmeton KlanKosova.tv. “Marrëveshja e përkohshme do të sjell përfitime domethënëse për Kosovën dhe Serbinë”. Ky reagim i Hovenier vjen pas takimit që i dërguari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak me kryeministrin Albin Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025