Amerika kthen bombarduesit B-2 në bazë (VIDEO) NULL NULL 22.06.2025 23:36 22.06.2025 23:36 Bombarduesit B-2 kthehen në bazën ajrore Whiteman në Missouri të dielën pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane. Pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane, bombarduesit B-2 Spirit janë kthyer në bazën ajrore “Whiteman” në Missouri. Bombarduesi B-2 Spirit u shfaq për herë të parë në fund të viteve ’90, përkatësisht gjatë luftës në Kosovë. Ky bombardues është jashtëzakonisht i shtrenjtë për t’u prodhuar, pasi kostoja mesatare për një të tillë e kap vlerën prej 1.7 miliard euro, transmeton Klankosova.tv. Ata mund të pajisen me bombën amerikane GBU-57, e njohur si “Shkatërruesi Masiv” që peshon 13,600 kilogramë dhe është projektuar për të shkatërruar objektiva që gjenden thellë nën tokë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pesë persona dyshohet se mbetën të lënduar nga aksidenti në Poklek të ri të Drenasit (VIDEO) 23/06/2025