Amerika i lavdëron pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës që ia shpëtuan jetën një gruaje sot NULL NULL 27.06.2025 23:01 27.06.2025 23:01 Shërbimi i Sigurisë i Diplomacisë që operon në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit i kanë përgëzuar pjesëtarët e Njësisë Speciale Operative të Kosovës të cilët ia shpëtuan jetën sot një gruaje në rrugën Vushtrri – Mitrovicë. Në reagimin e tyre, DSS u shprehën krenar që po e shohin ndikimin e drejtpërdrejtë të trajnimit të Shërbimit të Sigurisë i Diplomacisë dhe ambasadës amerikane në Prishtinës në Policinë e Kosovës. “Njësia e Hetimeve Speciale të Policisë së Kosovës (SIU), e trajnuar në mjekësi taktike, i dha ndihmë guximtare një qytetari në nevojë. Ky është rezultat i një partneriteti efektiv dhe zhvillimi profesional në veprim. Punë e shkëlqyer, Policia e Kosovës”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv. Policia e Kosovës gjatë ditës njoftoi se pjesëtarë të saj ia shpëtuan jetën një gruaje e cila ishte alivanosur në rrugën Vushtrri – Mitrovicë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 27/06/2025