Amerika i dhuron donacion 51 mijë dollarësh Emergjencës NULL NULL 03.08.2017 15:12 03.08.2017 15:12 Zyra amerikane për koordinim të Mbrojtjes në Kosovë, e cila vepron në kuadër të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka dhuruar sot një donacion në vlerë të 51 mijë dollarëve për Shërbimin Klinik Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Në emër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Curr Gjocaj, falënderoi Zyrën amerikane për koordinim të Mbrojtjes në Kosovë, për donacionin e dhuruar i cili siç tha ai është shumë i nevojshëm për Shërbimin Klinik Emergjent, si njëri nga shërbimet më të ngarkuar me pacientë në gjithë SHSKUK dhe Kosovën. “Instrumentet kirurgjike të dhuruara në formë të donacionit do të lehtësojnë punën e shërbimit emergjent dhe të klinikave tjera që gjatë kujdestarisë shfrytëzojnë sallat e operacionit në këtë klinikë, poashtu do të lehtësojnë trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve kualitative për pacientët”, u shpreh Gjocaj. Stephen Banks, Shef i Sektorit Politik, duke sqaruar përbërjen e donacionit, tha se në përbërje të tij ka 24 lloje instrumentesh kirurgjike rreth 2 mijë copë. “ Ky donacion do të ndikoj në mirëqenien dhe në ofrimin e shërbimeve jetike për pacientët që kërkojnë ndihmën mjekësore”, tha mes tjerash Banks. Kujtojmë se kjo zyrë viteve të kaluara, ka dhuruar pajisjet në lavatoren qendrore, renovim të disa klinikave kirurgjike dhe klinikës infektive, në vlerë 2 milionë dollarë, dhe pajisje të tjera mjekësore, transmeton Klan Kosova.