Ambulanca përmbyset në mes të rrugës, aksident i rëndë në Tiranë NULL NULL 06.03.2025 08:44 06.03.2025 08:44 Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tiran137, ku një ambulancë është përplasur me një automjet në zonën e Laprakës. Përplasja ka qenë mjaft e fuqishme, duke bërë që ambulanca të përmbyset në mes të rrugës. Nuk ka konfirmim për numrin e të lënduarëve si pasojë e aksidentit ndërsa ekipet e shpëtimit dhe policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit. Autoritetet po zhvillojnë hetime për të përcaktuar rrethanat që çuan në këtë përplasje të fortë.