Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ambienti” i Pejës në kaos, nuk dihet kush menaxhon me njësinë e Istogut e Klinës? (VIDEO)

NULL NULL
07.07.2025 19:50

Iu punësua motra e kushëriri, por ndikim thonë që nuk ka pasur fare.

Albana Kajtazaj dhe Elton Xhemajli, janë dy të afërmit e Gramoz Xhemajlit, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Ambienti” në Pejë, të cilët u punësuan njëri në ndërmarrje, e Kajtazaj në njësinë në Istog.

Por Kryetari Xhemajli thuhet që nuk ndikoi aspak që motra dhe kushëriri i tij të fitonin pozitë.

Prapa kamerës së Kiks Kosovës, Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes, Diedon Berisha dhe Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Gramoz Xhemajli i thanë ekipit që njësinë e Istogut e menaxhon vetëm kryeshefi por jo edhe Bordi i Drejtorëve.

Sipas Berishës, Bordi i Drejtorëve të ndërmarrjes “Ambienti”, nuk kanë juridiksion mbi komunat e tjera në të cilat kanë njësi, Istogun, Klinën apo Deçanin.

Ndonëse, i njëjti Bord, menaxhon vet kryeshefin Berisha e Berisha menaxhon njësinë e Istogut.

Megjithatë, sipas Berishës, ekziston një marrëveshje që Ndërmarrjen e Pastrimit në Pejë e kanë regjistruar si Ndërmarrje Publike Lokale, dhe kësisoj sipas tyre Bordi i Pejës nuk ka funksion mbi njësitë tjera pos në Pejë.

Sipas kësaj ndërmarrje, shërbimet që janë ofruar në këto zona janë bazuar në praktika të bashkëpunimit të përkohshëm apo kërkesa specifike të kohës, por pa ndonjë marrëveshje të formalizuar në kuadër të strukturës ligjore të “Ambientit”.

Prapa kamerës, kryetari Gramoz Xhemajli, i tha ekipit të emisionit që ndikimi i tij në punësimin e motrës ka qenë zero kjo sepse ai nuk ka asnjë kompetencë mbi njësitë tjera pos njësinë e Pejës.

Ndërsa për kushëririn Elton Xhemajli, ai tha që në momentin që ai kishte aplikuar për pozitën koordinator operativ, u lajmërua nga kryeshefi dhe kësisoj thotë që kanë lajmëruar edhe Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas Xhemajlit, këto akuza ndaj tij po vijnë nga disa individë që ai thotë që e di saktësisht se kush janë, kjo për shkak të punëve që po bëhen në ndërmarrje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.