Amber Rose thotë se vdekja e Kobe Bryant e inspiroi për tatuazhin në ballë NULL NULL 17.02.2020 20:00 17.02.2020 20:00 Amber Rose ka shkaktuar shumë reagime kur javën e kaluar është parë me një tatuazh të madh në fytyrë. Modelja 36 vjeçare që ka bërë tatuazh në ballë emrat e dy djemve të saj – Slash dhe Bash – e ka shpjeguar se pse e ka bërë një gjë të tillë. “Nuk dua që kjo të tingëllojë keq, por vdekja e Kobe Bryant më bëri që të reflektoj për jetën time. Nuk dua që njerëzit të mendojnë dhe të thonë ‘Oh, Kobe vdiq dhe ti shkove dhe bëre një tatuazh’, por ishte pak a shumë kështu”, ka thënë ajo në “One on One With Keyshia Cole” – një nga seritë e Fox Soul.