Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Amber e do ende Johnny’n

NULL NULL
02.06.2016 11:35

Disa burime afër Amber Heard thonë se ajo nuk do ta realizojë premtimin për ta paraqitur raportin në polici, meqë thotë se ende e do aktorin Johnny Depp dhe nuk dëshiron që “ta varrosë”.

Më herët është raportuar se avokatja e saj, Samantha Spector, është betuar se Amber do të paraqesë padi në polici për shkak se ishte njollosur në media falë Johnny-t dhe ekipit të tij.

Ndërsa tani raportohet se Amber ka ndërruar mendje, duke thënë se raportimi në polici do të shkaktonte arrestimin dhe ndjekjen penale ndaj aktorit.

Por pavarësisht kësaj, burimet e afërta me aktorin tallen me simpatinë e Amber, duke thënë se i planifikoi mirë këto pretendime me qëllim që ta dëmtojë filmin e tij të ri “Alice Through the Looking Glass”.

Amber Heard madje thotë se ende e do njeriun, për të cilin tani thotë se e kishte brutalizuar në mënyrë të përsëritur, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.