Ambasadorja Ziv njofton në gjuhën shqipe lidhur me shpëtimin e pengjeve izraelite NULL NULL 08.06.2024 13:31 08.06.2024 13:31 Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka pohuar se pengjet e shpëtuar në Gaza janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ziv shprehet se pengjet janë dërguar në në Qendrën Mjekësore “Sheba” Tel-HaShomer për ekzaminime të mëtejshme mjekësore. Ndër të tjera ajo thotë se IDF-ja, do te vazhdojë përpjekjet për t’i sjellë të gjithë pengjet e mbetur në shtëpi, njofton Klankosova.tv. “Sot në mëngjes, në një operacion të përbashkët special të kryer nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit , Agjencia Izraelite e Sigurisë (ISA) dhe Policia e Izraelit, 4 pengje izraelite u shpëtuan në Gaza: Noa Argamani (25-vjeçe) Almog Meir Jan (21-vjeçar) Andrey Kozlov (27-vjeçar) Shlomi Ziv (40-vjeçar)”, ka shkruar Ziv në X. “Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë bartur në Qendrën Mjekësore “Sheba” Tel-HaShomer për ekzaminime të mëtejshme mjekësore. Të katërtit u rrëmbyen nga organizata terroriste Hamas në festivalin muzikor “Nova” më 7 tetor, 2023”. “Pengjet u shpëtuan nga dy lokacione të ndara në zemër të Nuseiratit. Forcat e sigurisë do të vazhdojnë të bëjnë çdo përpjekje për t’i sjellë të gjithë pengjet e mbetur në shtëpi”.