Ambasadorja Ziv: Izraeli do të hakmerret, Irani duhet të ndalet NULL NULL 07.10.2024 21:38 07.10.2024 21:38 Ambasadorja Ziv: Izraeli do të hakmerret, Irani duhet të ndalet Janë bërë një vit që kur Irani i ka nisur sulmet ndaj Izraelit. Lidhur me këto zhvillime, ekskluzivisht në Klan Kosova ka folur ambasadorja Izraelite në Kosovë, Tammy Ziv, tha se gjatë ditëve vendi i saj u sulmua me armatim tejet të rëndë nga Irani. Ziv tha se Izraeli ka preferuar marrëveshje diplomatike, në mënyrë që Hezbollahun ta largojë 10 kilometra nga kufiri. “Që 70 mijë apo 80 mijë civilë të zhvendosur nga Izraeli verior të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Hezbollahu nuk ishte i gatshëm që të diskutonte çfarëdolloj marrëveshje diplomatike”, tha Ziv në emisionin Rubikon. Ajo theksoi se Hezbollahu është dorë e zgjatur e Iranit. “Izraeli me siguri se do të hakmerret disi. Nuk e di cilat saktësisht se cilat janë planet, por Irani duhet të ndalet. Nuk duhet të vazhdojë”, tha ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 09/07/2025