Ambasadorja izraelite në Kosovë uron Festën e Hanukës, lutet për pengjet e marra nga Hamasi NULL NULL 07.12.2023 20:41 07.12.2023 20:41 tamar ziv Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, i ka uruar të gjithë besimtarët hebrejë me rastin e Festës së Hanukës, e njohur edhe si Festa e Dritave. Ziv me rastin e Festës së Dritave u lut edhe për pengjet izraelite që janë marrë nga Hamasi gjatë konfliktit. “Ndërsa ndezim qiriun e parë sonte, lutemi për kthimin e pengjeve tona dhe sigurinë e burrave dhe grave tona në uniformë”, shkroi Ziv, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se konflikti mes Hamasit dhe Izraelit ka rifilluar pas një armëpushimi 7-ditor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025