Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadorja finlandeze: S’ka më luftë kundër njëri-tjetrit, por kundër Covid-19

NULL NULL
24.03.2020 10:26

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, ka kërkuar unitet për të luftuar koronavirusin.

“Nuk ka më luftë kundër njëri-tjetrit, por ka luftë kundër virusit Covid-19. Ne kemi nevojë për një botë të bashkuar, Finlandë të bashkuar dhe Kosovë të bashkuar. Falmenderit Kombet e Bashkuara për këtë thirrje”, ka shkruar ajo në Twitter, derisa ka rishpërndarë një video të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Guterres në videon e tij ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm global në të gjitha cepat e botës.

lajme të ngjashme