19:11, 22 Janar 2020

Yuri Kim, ambasadorja e re e SHBA-së ka mbërritur mesditën e së mërkurës në Tiranë. Ajo do të nisë zyrtarisht të enjten mandatin e saj trevjeçar.

Më herët, diplomatja amerikane mundi të marrë votëbesimin e Komisionit të Jashtëm pranë Senatit amerikan, fat të cilin nuk e pati e nominuara tjetër e Donald Trump, Ann Kethlin Kavalec.

Kim do të pasojë në detyrën e kryediplomates së Uashingtonit Ambasadorin Donald Lu.

Zonja Yuri Kim është një diplomate karriere që ka mbajtur funksione të ndryshme dhe detyra të larta në shërbimin e jashtëm amerikan.

Në Departamentin e Shtetit ajo ka drejtuar zyrën e Evropës Jugore. Më herët ajo ka qenë drejtoreshë për qendrën e studimeve për diplomaci në DASH, si dhe shefe e kabinetit e zv.sekretarit të shtetit.

Ajo ka shërbyer gjithashtu si asistente speciale e ndihmës sekretarit të shtetit për Azinë Lindore dhe Paqësorin. Në këtë rol, ka qenë pjesë e delegacionit amerikan në bisedimet shumëpalëshe mbi programin nuklear të Koresë së Veriut.

Yuri Kim ka shërbyer gjithashtu si konsull politik në ambasadën amerikane në Bagdad, të Afganistanit dhe më pas në atë në Ankara të Turqisë. Ajo flet gjuhën koreane, kineze, japoneze si dhe turqisht./ A2 CNN

Konkurs Pune

Lexo më shumë