Ambasadori suedez viziton familjen e Liridona Ademajt: Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës NULL NULL 03.12.2023 22:38 03.12.2023 22:38 Jonas Westerlund, Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka vizituar familjen e Liridona Ademajt, e cila u vra të mërkurën e 29 nëntorit. Westerlund me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X, ka përshëndetur reagimin e shpejt të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës për sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë, transmeton Klankosova.tv. “Sot në mëngjes vizitova familjen Ademaj në Rracaj për të përcjellë ngushëllimet e mia të përzemërta për vrasjen e tmerrshme të anëtarit të familjes së tyre Liridona, bashkëqytetare suedeze. Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës për sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë”, shkroi Westerlund. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.