Ambasadori rus pranë BE: Rezoluta 1244 mbetet e rëndësishme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës NULL NULL 14.07.2020 09:11 14.07.2020 09:11 Ambasadori i përhershëm i Rusisë pranë Bashkimin Evropian Vladimir Çizov, të hënën ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajçak, për situatën në Ballkanin Perëndimor. Sipas deklaratës së misionit rus në BE theksohet se baza ligjore për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në njoftim theksohet se kjo rezolutë është ende plotësisht e rëndësishme, njofton Tanjug.rs përcjell Klan Kosova. Fokus i takimit ishte gjendja dhe perspektiva e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë