Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadori kinez në Beograd: Për Pekinin, Kosova është Serbi

NULL NULL
16.07.2018 11:43

Ambasadori kinez në Beograd, Li Manchang ka thënë se për Pekinin Kosova është Serbi dhe do të mbetet e tillë.

Manchang në një  intervistë për Kuririn serb ka thënë se presidentët e Serbisë dhe Kinës, Aleksandar Vuçiq dhe Xi Jinping  do të kenë një takim në Kinë që njihet  si “Davosi Veror”.

“Presidenti i Serbisë vjen me thirrje  personale nga Presidenti i Kinës. Presidenti Vuçiq ishte në Kinë derisa ishte në pozitën e kryeministrit, sikurse atëherë edhe tani është i mirëseardhur, Presidenti i Serbisë do të ketë një seri bisedimesh të rëndësishme dypalëshe. Unë jam i sigurt se kjo do të jetë një vizitë e suksesshme, siç ka qenë gjithmonë”, tha diplomati kinez, transmeton Klan Kosova.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.